Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: Edhe Amerika si Kosova, u përball me vështirësi pas pavarësisë 

maxresdefault

Meqenëse dita e Pavarësisë së Amerikës po afrohet, Aambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka hapur dyert e ambasadës në “Dragodan”, për të pritur personalitete nga politika, biznesmenë e gazetarë.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishëmve, ambasadori Delawie ka folur për përpjekjet e kombit amerikan për të fituar pavarësinë e vendit, gjë që u arrit me 4 korrik të vitit 1776.

Sipas tij edhe SHBA sikurse Kosova edhe tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ka pasur vështirësi si në financa si për ta përkufizuar dhe zbatuar jashtë vendit politikën e jashtme.

Delawie tha se këtë po e bëjnë edhe sot dhe se në një bashkësi të larmishme gjithnjë do të ketë dallime dhe mospajtime dhe ato nuk duhet të ndalojnë një Qeveri që të ecë përpara në interesin e përbashkët të kombit.

“Kështu tetë vjet pas pavarësisë në Kosovë, me plagët e historisë ende të freskëta, duhet ta mbajmë mend se të kesh qeveri të lirë, të pavarur dhe demokratike me të vërtetë është edhe privilegj edhe përgjegjësi. Madje edhe kur një grup i vogël i politikanëve është i dhunshëm dhe përçarës.

“Madje edhe kur të tjerët vendosin se mosveprimi është politikisht më i rehatshëm se sa përballja me çështjet e vështira dhe të rëndësishme. Madje edhe kur popullata humb besimin në qeverinë e vet, politikanët duhet ta mbajnë në mend atë privilegj dhe përgjegjësi dhe të punojnë me mund për ta kthyer besimin e qytetarëve, të cilët janë punëdhënësit e tyre. Duhet t’i përqafojmë sfidat dhe mundësitë, për të udhëhequr dhe mundësitë për të punuar, për ta ndërtuar të ardhmen më të ndritur”, është shprehur ambasadori Delawie./Zeri

Please follow and like us: