Albspirit

Media/News/Publishing

Fiton miliona, por vazhdon të banojë me shoqet e saj 

 

Margot Robbie

Margot Robbie është një nga yjet hollivudiane, që po korr suksese, por vazhdon ta konsiderojë veten një vajzë të zakonshme.

Aktorja u bë e njohur për publikun e gjerë pas rolit në filmin “The Wolf of Wall Street”, ndërsa pritet të shpërthejë në filmin “Suicide Squad”, premiera e të cilit do të jepet në gusht.

Gjatë një interviste për News.com.au, 25-vjeçarja ka treguar se përkundër suksesit të madh, ajo vazhdon të jetojë me katër bashkëbanueset e saj.

Ajo ka thënë më tej se nuk shpenzon shumë para, pasi një ide e tillë e bën të ndihet në ankth.

“Më duket diçka e çmendur shpenzimi i shumave të mëdha të parave për diçka për të cilën nuk keni nevojë. Jam goxha modeste”, ka pohuar Margot.

Biondja e bukur ka thënë se i pëlqen t’i përkushtohet familjes së saj dhe të jetë në shoqërinë e njerëzve që e duan.

“Më pëlqen të jetoj si shumica e njerëzve të tjerë. Kjo ma kujton shtëpinë në të cilën jam rritur”, ka theksuar ajo më tej.

Please follow and like us: