Albspirit

Media/News/Publishing

“Fotografo Qeparoin”, nisma më e re e bashkisë Himarë për promovimin e turizmit

  • qeparo-2-1.jpg
  • qe-2.jpg
  • qeparo-1-1.jpg
  • qeparo-4.jpg
  • qeparo-5.jpg
  • qeparo-6.jpg

qeparo 2‪‎”Fotografo Qeparoin‬ dhe bëhu protagonist me fotot e tua i transformimit të Qeparoit, si modeli i parë i shëtitoreve që po ndërtohen kudo në Bashkinë e Himarës.

Kjo është nisma e fundit e kësaj bashkie për të promovuar ndryshimin dhe për t’i dhënë vlerë turizmit në Himarë.

“Falënderim i sinqertë për të gjithë ata që po vendosin një gur të çmuar në imazhin që po i konturojmë çdo ditë Himarës sonë, ndryshe nga ndotja mediatike me skenarë imagjinarë të sajuar për të hedhur baltë mbi punën tonë të cilën ju e shihni se si ishte dhe si është. Do te duhet edhe pak kohë që të shohim po këtë ndryshim në Lukovë e Borsh, Dhërmi e Vuno, Nivicë e Palasë. Jemi në punë kudo në Bashkinë Himarë”, shkruan në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Please follow and like us: