Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja italiane i dhuron bluzën e Italisë, Vettel e refuzon: Mbaje për të fshirë lotët sonte

Atmosfera e çerekfinales titanike  Itali-Gjermani ndihet kudo.

Madje edhe në pistën e  Formula 1. Pas përfundimit të provave zyrtare në pistën e Austrisë, gazetarja e Sky Sport pas një  interviste i ka dhuruar një kuti gjermanit Sebastian Vettel për ditëlindje.

Por 29-vjeçari e ka refuzuar atë duke i thënë gazetares se ja merr mendja se çfarë ka brenda. Megjithatë pasi Vettel e hapi kutinë nga ajo nxorri bluzën e Italisë.

Por përgjigja që gjermani i Ferrarit i dha gazetares ishte epike: “Mbaje ti sonte për të fshirë lotët”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dK-MpecpB_Q?feature=oembed]

Please follow and like us: