Albspirit

Media/News/Publishing

Jim Belushi

James Adam Belushi ose siç njihet ndryshe “Jim” ka lindur më 15 qershor të vitit 1954. Ai është aktor, komedian dhe mizikant amerikan. Ai është vëllai i vogël i komedianit John Belushi dhe babai i aktorit Robert Belushi. Ai ka lindur në Chicago, por me origjinë është Shqiptarë dhe më ekzaktësisht nga Korça. Prindërit e tij Adam Anastos Belushi dhe Agnes Demetri Samaras Belushi, të dy nga korça zotëronin një restorant. Ai është diplomuar në Wheaton Central High School, ku më pas ndoqi College of DuPage dhe u diplomua në Southern Illinois University Carbondale në fakultetin e “Arteve, Fjalimeve dhe Teatrit”.

Nga viti 1977 deri në 1980-n, të dy vëllezërit Belushi punonin me grupin e teatrit The Second City. Por lulëzimi në karierën e tij erdhi në vitet 85-86 në filmat The Man with One Red Shoe (1985), About Last Night…, Salvador dhe Little Shop of Horrors (në rolin e Patrick Martin) . Atij i’u hapën dyert e karierës në kinematografi me role protagoniste si rolet e tij vijuese në filmat Real Men, The Principal, Red Heat, Homer and Eddie, K-9, Dimenticare Palermo, Taking Care of Business, Mr. Destiny, Only the Lonely,Curly Sue, Once Upon A Crime, Wild Palms, Royce, Race the Sun, Jingle All The Way, Separate Lives, Retroactive, Gang Related, Angel’s Dance dhe Joe Somebody (2001).

Madje zëri i tij është përdorur në filmat The Mighty Ducks, The Pebble and the Penguin, Babes in Toyland, Gargoyles dhe Hey Arnold!, dhe më së fundi në Hoodwinked, Scooby-Doo! Goblin King dhe The Wild.

Përveç aktrimit ai ka eksperimentuar në shumë fusha si p.sh, në vitin 2003, Belushi dhe Dan Aykroyd lançuan albumin Have Love, Will Travel, dhe e performuan atë në ture si shoqëruesa. Sigurisht ne e kemi parë aftësinë e tij në të kënduar, në filmin e famshëm të të dy vëllezërve Belushi, “The Blues Brothers” Ai publikoi librin e tij të parë “Real Men Don’t Apologize”, në maj të 2006-ës.

Belushi filloi të shfaqte interes në rrënjët e tij gjenetike shqiptare. Madje gjatë vizitës së tij në Shqipëri , në Tiranë në vitin 2008, ai u nderua me “Urdhërin e Nderit të Kombit” nga vetë presidenti i vendit Bamir Topi. Ndërsa në vitin 2009, ai mori shtetësinë shqiptare.

E dinit që ai ka qënë i martuar tre herë dhe ka tre fëmijë? Epo ai është martuar me Sandra Davenportnë maj të vitit 1980 dhe më pas çifti u bekua me një djalë, që sot është aktori Robert James. Më pas ai u martua me aktoren Marjorie Bransfield nga viti 1990 deri në vitin 1992. Një martesë aspak e shëndetshme dhe jo e gjatë, e cilëson vetë aktori. Më pas, ai u martua me Jennifer Sloan në vitin 1998 dhe vazhdojnë të jenë ende të martuar. Çifti pati një vajzë, Jamison Bess dhe një djalë Jared James.

E dini që ai është përfshirë edhe politikisht duke përkrahur fushatën për rizgjedhjen e presidentit demokrat Obama në vitin 2012. Në një intervistë për Fox News, ai është shprehur:

“Kur bisedon me presidentin privatisht, kupton që ai është një djalë fantastik. Përveç kësaj, edhe unë unë jam nga Chicago.” (Raela Hafizi)

Please follow and like us: