Albspirit

Media/News/Publishing

Mot i pazakontë në Prishtinë, shiu përmbyt qytetin 

 

prishtina-3_1467459838-9972958

Shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë ka shkaktuar edhe probleme në qarkullimin e automjetev, duke bllokuar kështu rrugët e qytetit.

Ndër rrugët e cila tashmë është bërë e pakalueshme, është edhe rruga “Gazmend Zajmi” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Nuk është hera e parë që kjo rrugë mbushet me ujë kur ka shira në kryeqytet. Bllokimi i kësaj rrugë tashmë është bërë i zakonshëm kur Prishtina ka reshje të mëdha të shiut.

Në këtë fotografi shihen edhe disa vetura të cilat kanë ngecur në rrethin e rrugës “Gazmend Zajmi” në lagjen Bregu i Diellit.

Please follow and like us: