Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Policia e implikuar në grabitjen e Rinasit, shuma e vjedhur 10 milionë euro

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshem, Sajmir Tahiri se po mbajnë të fshehta disa fakte tronditëse në lidhje me grabitjen në pistën e Aeroportit të Rinasit, që sipas saj dëshmojnë implikimin e shefave të rëndësishëm të Tahirit në këtë histori.

“Fakte të pakundërshtueshme tregojnë se Policia është njoftuar nga autoritetet e Aeroportit brenda 1 minuti, pra sapo ngjarja ka ndodhur, por përgjigja ka qënë se Furgoni i Policisë ndodhet në pistë për të pritur dhe shoqëruar persona të deportuar.  Edhe pse një furgon i grupit të gatshëm gjendej aty i dislokuar, pas sulmeve të Stambollit, Policia ka arritur në vendngjarje vetëm pas 30 minutash. Dy akset e vetme nga mund të ikin grabitësit, ai nga Rinasi në Tiranë dhe Rinas-Fushe Krujë, nuk u bllokuan nga Policia në kohën e duhur”-deklaroi Alibeaj.

Sipas PD-së qeveria po përpiqet të zvogëlojë përmasat e grabitjes me armë e me maska në pistën e avionave dhe se burime serioze pranë bankave të nivelit të dytë flasin për një shumë rreth 10 milionë euro.

Please follow and like us: