Albspirit

Media/News/Publishing

Senatorja Ernst vlerëson bashkëpunimin mes Kosovës dhe Ajowas

Joni Ernst_Haki Demolli

Prishtinë, 2 korrik 2016 – Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli, priti sot (e shtunë) Senatoren e Ajowas, Joni Ernst, e cila shoqërohej nga anbasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe Komandanti Gardës Kombëtare të Ajoëas, gjeberalmajor Timothy Orr.

Demolli i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të me situatën e sigurisë në Kosovë, duke e vlerësuar atë si të kënaqshme.

Me këtë rast, Demolli i falënderoi SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme që po japin për FSK-në, si me donacione, me këshllime  profesionale, me shkollime e trajnime dhe me forma tjera. Ai e vlerësoi posaërisht bashkëpunimin shumë të frytshëm mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajowas.

Ministri Demolli e njoftoi senatoren Ernst edhe me procesin e përgatitjes për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, si edhe me sfidat me të cilat po përballet FSK gjatë këtij procesi.

Nga ana e saj, Senatorja Joni Ernst shprehu knaqësinë për arritjet e deritashme të FSK-së dhe për bashkëpunimin e deritashëm të FSK-së me ushtrinë amerikane dhe, posaçërisht, me Gardën Kombëtare të Ajowas. Ajo shprehu bindjen që ky bashkëpunmim do të thelleohet edhe më shumë në të ardhmen.

Pas takimit me ministrin Demolli, Senatorja Joni Ernst pati një takim me femrat pjesëtare të FSK-së. Ajo u foli atyre për të kaluarën e saj ushtarake  dhe për sfidat me të cilat janë përballur femrat që kanë shërbyer në ushtri.

Senatorja Ernst iu përgjigje edhe pyetjeve dhe interesimeve të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos lidhur me rolin e femrës në sherbimin ushtarak. (r.m.)

Please follow and like us: