Albspirit

Media/News/Publishing

Stilistët, këshilla për femrat me shtat të shkurtër

 

Shumë femra mund të jenë të pakënaqura me gjatësinë e tyre. Por ekspertët e modës kanë disa këshilla për vajzat shtatshkurtra. Ja disa prej tyre, të koordinuara me fotot përkatëse sipas numrave:

Bluzat me jakë V

E bëjnë trupin të duket më i gjatë. Një bluzë ose këmishë e tillë e zgjat pjesën e sipërme të trupit.

Të çarat e gjata

Fustanet me të çara të mëdha duken bukur edhe me taka, edhe me të sheshta. Për më tepër, janë në modë.

Pantallonat e gjera

Prerjet e gjera në fund zgjasin këmbët dhe duken bukur edhe gjatë ditës, edhe në veshje mbrëmjeje.

Pantallonat me bel të lartë

Pavarësisht se modelet me bel të shkurtër kanë dominuar tregun vitet e fundit, pantallonat me bel të lartë janë rikthyer sërish. Ato këshillohen për vajzat e shkurtra, pasi e bëjnë trupin të duket më i gjatë.

Funde të gjata me bluza të shkurtra

Veshje të përshtatshme për të dalë. Fundet e gjata dhe bluzat e shkurtra (crop top) e bëjnë trupin të duket më i gjatë dhe më i hollë.

Vijat vertikale

Vijat vertikale janë zgjidhja për këdo që do të duket disa centimetra më e gjatë. Vijat mund të jenë të ngjyrave dhe trashësive të ndryshme, por kujdes, jo më shumë se tri ngjyra, nëse nuk dëshironi një look kaotik.

Këpucë në ngjyra neutrale

Takat e larta janë aleati më i mirë i vajzave të shkurtra, por edhe efekti që krijojnë është në varësi të ngjyrave. Zgjidhni ato në ngjyrë bezhë ose nude, sepse krijojnë idenë e këmbëve të gjata.

Kominoshe

Mos ngurrini t’i vishni. Ato u shkojnë të gjithave, elegante apo të mbushura. Vizualisht zgjatin siluetën. Një palë kominoshe të mira janë ato që theksojnë belin.

Fundet e shkurtra

Thuhet se ato e presin siluetën, duke e bërë të duket më e shkurtër. Por nëse dini t’i zgjidhni siç duhet, mund të bëjnë magji. Shmangni fundet e ngushta dhe zgjidhni ata që janë të gjerë. Nëse janë me bel të lartë, akoma më mirë.

Pantallona dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë

Kur vesh pantallona ose streçe, duhen zgjedhur në të njëjtën ngjyrë me këpucët. Shmangni materialet me shkëlqim, pasi copat mat në të njëjtën ngjyrë me këpucët bëjnë efektin e plotë.

Please follow and like us: