Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetra të vrarë në një shpërthim në Bagdad


Shpërthimi i një makine bombë, shkaktoi të dielën 82 të vrarë dhe 130 të plagosur në një zonë tregtare në Bagdad.

Grupi militant Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për shpërthimin në qarkun Karrada, duke theksuar se në shënjestër kishte besimtarët shiitë, të cilët grupi i cilëson si heretikë.

Ndërsa muajit të Ramazanit po i afrohet fundit, shumë besimtarë shkojnë në zonat tregtare përpara festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi shkoi në vendin e ngjarjes disa orë pas sulmit, që ndodhi pas më shumë se një jave pasi forcat irakiane i dëbuan militantët e Shtetit Islamik jashtë qytetit Falluxha vetëm 50 kilometra në perëndim të Irakut.

Please follow and like us: