Albspirit

Media/News/Publishing

Fakte befasuese për Clinton

CEDAR FALLS, IA - MAY 19:  Democratic presidential hopeful and former Secretary of State Hillary Clinton hosts a small business forum with members of the business and lending communities at Bike Tech bicycle shop on May 19, 2015 in Cedar Falls, Iowa. Yesterday Clinton hosted an organizing rally with supporters in Mason City.  (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Hillary Clinton ka qenë në sy të publikut në mbarë botën, qysh kur burri i saj Bill, u bë president i SHBA-së, në vitin 1993.

Ish- Hillary Rodham, ka qenë e përfshirë në politikë që nga ditët e saja të kolegjit, ajo punonte për kandidatët tjerë dhe më pas ndihmoi edhe Bill Clinton, që të zgjidhej Prokurorë i përgjithshëm dhe guvernator në Arkansas.

Jo e vetkënaqur, si gruaja e ish-guvernatorit dhe presidentit, Hillary vazhdoi të bëhej edhe senatore e SHBA-së dhe Sekretare e Shtetit.

Hillary Clinton është shpallur kandidatja presidenciale e Demokratëve, kështu duke shënuar nominimin e parë në histori të një gruaje për të drejtuar postin e të parës në Shtëpinë e Bardhë.

Por ju akoma nuk e njihni Hillary Clinton, më poshtë do të gjeni disa fakte për të:

Hillary ishte aktive në politikë si një republikane e re dhe bënte fushatë për kandidatin republikan për president Barry Goldwater, në vitin 1963. Ajo u bë demokrate në vitin 1968.

Hillary u takua me Bill Clinton gjatë një pjesëmarrjeje në një ceremoni diplomimi në një shkollë ligjesh në vitin 1973.

Hillary Clinton  i shërbeu një stafi presidencial, për hetime të fajsimeve për një komitet gjyqësor që e  heton skandalin e Ëatergate, President i Niksonit në vitin 1974.

Ajo u emërua njëra prej 100 avokatëve më të fuqishëm në Amerikë në vitin  1988 dhe 1991 nga Ligji Kombëtar Journal.

Si zonjë e parë, Hillary ka kryesuar një task forcë për reformën kombëtare shëndetësore në vitin 1993 por plani i debatuar, nuk është votuar nga Kongresi dhe u braktis në vitin 1994.

Pas fitores në selinë e senatit të SHBA-së, në New York, në vitin 2000 ajo u bë e para ‘’zonjë e parë’’ që fiton zgjedhje të tilla.

Hillary u citua nga inspektorati i përgjithshëm i departamentit të shtetit në maj të 2016 për dështim të ndjekjeve të rregullave të sigurisë kombëtare, kjo pasi ajo ka përdorur e-mailin e saj privat gjatë mandatit të saj në diplomacinë amerikane.

Hillary Clinton ka qenë një këshilltare e rëndësishme për Presidentin Obama gjatë misionit për të vrarë Bin Ladenin. Ajo i bëri apel Obama-s për të ndërmarrë misionin por u kundërshtua nga Zëvendës Presidenti Biden i cili e këshilloj presidentin të mos miratojë diçka të tillë.

Hillary Clinton, u shtrua në spital në dhjetor të vitit 2012, pas shëndetit të saj të dobët nga dehidrimi. Mjekët i gjetën mpiksje gjaku në mes të trurit të saj dhe kafkës, por ajo më vonë u  lirua nga spitali.

Please follow and like us: