Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedoni – 37% të qytetarëve për politikë informohen nga portalet

Maqedoni - 37% të qytetarëve për politikë informohen nga portalet

Hulumtimi i fundit i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregoi se qytetarët e Maqedonisë për ngjarjet politike në vend po informohen nga portalet.

Për dallim nga dhjetori i vitit 2014, kur kjo përqindje ishte 19 %, në prill të këtij viti ajo është 37 %. Anketa e Qendrës për hulumtime anketuese e IRI-t është zbatuar nga 19 deri me 25 prill të këtij viti. Në pyetjen se cili është burimi juaj kryesor për informacionet politike, 37 % e të anketuarve janë përgjigjur se informohen nga portalet. Në janarin e vitit 2016 ajo përqindje ka qenë 35 %, në vitin 2015 – 23 %, në dhjetor të vitit 2014-19 % e qytetarëve janë informuar nga portalet. Televizionet edhe më tej e mbajnë vendi e parë si burim i informacionit, por për dallim prej dhjetorit të vitit 2014 kur 90 % të qytetarëve janë informuar nga televizionet, në muajin prill të vitit 2016 ajo përqindje është më e vogël për 2 %. Në këtë periudhë (dhjetor 2014- prill 2016) gazetat janë burim informacioni për 12-13 % të qytetarëve. Edhe te radio nuk ka ndryshime të mëdha, vetëm 5 deri ne 7 % e qytetarëve informohen nga radiot. Anketa është zbatuar përmes intervistës intervistës së drejtpërdrrejtë me 1.104 të anketuar të moshës mbi 18-vjeç.

Please follow and like us: