Albspirit

Media/News/Publishing

Njihuni me qendrën e përjetësisë 

auto_ozon21467531150

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë ka filluar ndërtimi i kompleksit futurist, që një ditë pritet të bëhet shtëpi e rreth 50,000 njerëzve të ngrirë, të cilët do ta presin rikthimin nga të vdekurit për ta vazhduar jetën në tokë.

Arkitekti Stephen Valentine ka kohë që e planifikon ndërtimin e kompleksit, për realizimin e të cilit është konsultuar me një sërë ekspertësh të fushave të ndryshme, megjithatë ndërtimet nuk kanë filluar deri në muajin e kaluar. Në ‘Qendrën për Përjetësi’ do të ruhen trupat, organet, indet, ADN-ja dhe materialet tjera biologjike, në gjendje të ngrirë, në mënyrë që të mund të përdoren në të ardhmen. Ndonëse ende nuk është dhënë ndonjë datë kur pritet që hapësira të lëshohet për përdorim, realizuesit e projektit janë shprehur optimistë.

auto_ozon21467531150

Please follow and like us: