Albspirit

Media/News/Publishing

Si e kthyen serbët në mit të vetin Betejën e Kosovës 627 vjet më parë

 

U mbush 627 vjet nga Beteja e përgjakshme e Fushë Kosovës.

Serbët nesër e festojnë si fitore të veten një betejë të humbur të koalicionit të krishterë ballkanik, pra edhe shqiptarë të asaj kohe. Prof Pirro Prifti i ka dërguar portalit tonë një pikëvështrim të tij për këtë ditë, si një paradoks të fqinjit tonë verior.

Po e botojmë të plotë.

Për Betejën e Kosovës së 28 qershorit 1389 është folur e shkruar shumë, në të cilën Koalicioni i Krishterë Ballkanik, ku morën pjesë edhe ajka e princave shqiptarë (arbër dhe epirotë), e humbi luftën ndaj osmanëve të komanduar nga Sulltan Murati i dhe i biri Bajazidi, transmeton Koha.net.

Pas kësaj beteje çdo gjë ndryshoi, madje dhe Dardania u quajt, sipas serbëve, Kosovë për shkak se në vendin ku u zhvillua lufta kishte shumë mëllenja.

Mëllenjës në sllavishte i thonë `kos` (cërnij kos), dhe Fusha e Mëllenjave, në të cilën u zhvillua lufta, u quajt `Kosovo Polje`, e më vonë Kosovë. Ekzaktësisht sipas burimeve historike, beteja u bë në rrjedhën e poshtme të lumit Llap, në verën e vitit 1389, më 28 qershor 1389, kurse sipas kujtimeve të Konstandin Jeniçerit, ajo filloi të mërkurën dhe përfundoi të premtën.

Ka shumë të dhëna për këtë betejë. Por të dhënat më të hershme janë nga burimet osmane dhe më vonë nga burimet serbe dhe ato të Venedikut e të të tjerëve përfshirë dhe kujtimet e njërit nga nipërit e Muzakës, që mori pjesë në luftë.

Burimi i parë historik, deri tani i panjohur vjen, nga poema `Iskender-name` i poetit Ahmedije të Anadollisë, të shkruar më 13 mars 1390, pra pothuajse një vit pas betejës së Fushë Kosovës, por dhe nga shkrimtari persian, Ardardshir Astrabadija, në vepren `Bazm u Razm` ku flitet për komplotin e Bajazitit, njërit nga djemtë e Sulltan Muratit, kundër të jatit dhe të vëllait të tij Jakupit Vepra u përfundua më 1398 në persisht (http://www.gazetatema.net/web/2014/06/23/beteja-e-paqene-ne-fushe-te-mellenjave-kosovo-polje-me-1389/ nga Prof. Dr. Muhamet Pirraku-viti 2006).

Kjo Poemë hedh dritë për komplotin e djalit të Sulltan Muratit të Parë me emrin Bajazit, i cili mori fronin pas vrasjes së të jatit nga trimi Milosh Kopili (Kopiliq) dhe vrasjes se vëllait të tij Jakupit, por gjithashtu hedh dritë edhe për komplotin e djalit të Sulltan Muratit të Parë me emrin Bajazit, i cili mori froni pas vrasjes së të jatit nga trimi Milosh Kopili (Kopiliq) dhe vrasjes së vëllait të tij Jakupit. Ky është rasti i parë ku përmendet Princi i Arbrit, që jetonte në Fushë Kosovë, në Kopiliqin e Sipërm, Millosh Kopiliq, një nga vasalët e Vuk Brankoviçit.

Sulltan Murati i Parë erdhi në Gjilan e pastaj në Prishtinë që më 14 qershor në krye të një ushtrie prej 40-60 mijë vetash, dhe përbëhej nga 2000 jeniçerë, 6000 spahinj, 20.000 azapë dhe akinçinj, 2.500 vetë nga kavaleria e Sulltanit, dhe 8.000 trupa nga vasalët.

Car Llazari grumbulloi trupat e veta në Nish në anën e djathtë të lumit Morava (e jugut).

Ushtria e tij përbëhej nga 12.000-30.000 trupa, 15.000 të Car Llazarit, deri në 10.000 nga Vuk Brankoviqi (këtu shumica ishin arbër të Kosovës), disa mijëra trupa u dërguan nga mbreti i Bosnjës, Tvrtko i Parë Kotromaniq (nën komandën e Vllatko Vukoviq) ishin të pranishëm nga sllavët e Kroacisë dhe Kalorësit e Kroacisë të udhëhequr nga Gjon Palisna. Disa mijëra ishin kalorës.

Në këtë betejë morën pjesë edhe princërit e Arbërisë dhe të Epirit. Nga forcat e Arbërisp dhe Epirit morën pjesë princërit: Gjergji I Balsha, Teodor Muzaka I, Pal (Gjegj-Jorgji) Kastrioti, Dhimitër Jonima (zotëruesi i Lezhës dhe Rrëshenit), dhe Marash Nikolla Kopili (Komneni) ose Kopiliq, Princi i Fushë Kosovës.

Sipas Jeraksit, në Betejën e Kosovës nuk shkuan vetëm sundimtarët arbëresh nga Shqipëria (Gjergj I Balsha, Dhimitër Jonima, Theodor Muzaka etj.), por edhe feudalët shqiptarë nga Kosova: Milosh Nikollë Kopiliqi, sundimtar i Drenicës, Ban Strahinja, sundues i Trepçës, Gjon Kosançi, sundues i Llapit, Musa Arbanasi, sundues i Ibrit të Poshtëm. Po kështu nga Shqipëria morën pjesë edhe Lekë Dukagjini, Gjon Kastrioti etj. Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit.

Historiografia e princit arbër Millosh Kopiliq është ë ndërlikuar, sepse historia serbe e mohon ose flet pak për të por flet vetëm për Car Llazarin, kurse historia e zonës dhe këngët epike të shqiptarëve të Kosovës flasin kryesisht për Millosh Kopiliqin dhe aspak për Car Llazarin. Jean Palerne Forensien, një udhëtar që vizitoi viset e Dardanisë vitet 90 të shek XVI, regjistroi kujtesën historike të shqiptarëve për Gjergj Kastrioti –Skënderbeu dhe për Milosh Nikolla Komneni,, ose Milosh Kopiliqi, apo siç e quanin serbët Milosh Obiliqi, nga fshati Kopiliq i Epërm.

Humanisti raguzan Tuberoni, nënshtetasit e Car Llazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq vetë Llazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë. S`ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbërit e Kosovës kishin marrë pjesë masivisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, ”despoti Lazar i Serbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbërit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”.

Sipas Filip de Mezier, jo rastësisht këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbërit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.

Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptar, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petançi e përmend Milloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=1654&mode=thread&order=0Milosh Kopiliqin, humanisti raguzan Feliks Petançi, e quan “Princ ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, e quan“Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, e quan “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.

Kronisti osman Enveri thotë: `Llazari i dha Miloshit një gotë me pije duke i thënë: thonë për ty që je bërë tradhtari im…- Miloshi i`u përgjigj: – nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar.- Llazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu`(http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=1654&mode=thread&order=0).

Aq e vërtetë është se trimi Marash Nikollë Kopili (disa i venë mbiemrin Komneni) ishte arbër i Kosovës, sa që edhe sot në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Milloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Llazari… vendin e tij e ka pasur kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

Interesant është përshkrimi i historianes Ana di Lelio për problemin e vrasësit të Sulltan Muratit në Betejën e famshme të Fushë Kosovës – Millosh Kopiliqin, për të cilin historiografia serbe flet pak, por ka qenë e detyruar të pranojë se ai vrau Sulltan Muratin në luftë. Për këtë arsye ata e kanë bërë shenjtor dhe ikona e tij gjendet në Hilandar, mali Athos.

Ana di Lellio ,e cila erdhi për herë të parë në Kosovë me trupat e NATO-s në vitin 1999, gjatë takimeve me ushtarët e UÇK-së, dëgjoi së pari për këngët shqiptare mbi Betejën e Kosovës (1389) dhe për një të dhënë të re, origjinën shqiptare të Millosh Kopiliqit.

Autorja Ana di Lellio, pas vite pune takimesh intensive me njerëzit në terren dhe pas vite kërkimesh për dokumente e literaturë nëpër biblioteka dhe arkiva, arriti të dalë publikisht me qëndrimin e saj lidhur me këtë problematikë, duke e botuar librin “The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic” (Beteja e Kosovës 1389: Një epikë shqiptare). Afër 50 faqet e para të librit përmbajnë komentet e detajuara të saj lidhur me gjurmimet për origjinën e Kopiliqit si dhe shumë komente të tjera që lidhen me arsyet se pse kujtesa popullore e ka ruajtur deri më sot origjinën shqiptare të tij, dhe pastaj pjesa tjetër e librit, 150 faqet e tjera, përmbajnë tetë variante.

Nga këto këngë, e para është e mbledhur nga Glisha Elezoviq (1923), e dyta nga Margaret Hasluck (1931), e treta nga Albert Lord (1937), nga Anton Çeta, e katërta (1952) dhe e pesta (1954), e gjashta (1954), e shtata (1955) dhe e teta (1998) janë të mbledhura në Karaçevë, Rahovec dhe Shkodër nga studiuesit e Institutit Albanologjik, e gjenden të botuara në vëllimin e parë të Këngëve historike (2007), botim i Institutit Albanologjik.

Gjurmëve të kërkimit të mitit serb, i cili pikënisjen e kishte në Betejën e Kosovës, me ç‘rast sjell të dhëna e dëshmi nga burimet osmane-turke, italiane, frënge, angleze, serbe dhe shqiptare, autorja konfirmon se në fillimet e tij emri i vrasësit të Sulltanit del si Millosh Kobila, Kobiliq, Kopiliq dhe nuk përmendet identiteti i tij kombëtar, pos si “një i pafe” që vrau sulltanin. Emri Obiliq, si emër heroi serb është zbulim i shekullit XVIII, kur e paraqitën së pari dy historianët serbë, Petroviq dhe “Unë jam prej Kopiliqit, prej vendit ku ka lindur njeriu që e vrau Sulltanin”, përderisa një plak kish thënë “Millosh Kopiliqi ishte prej Drenicës, Llazari ishte serb, por Milloshi ishte yni” (fq.25).

Për Millesh Kopilin thoshte se, siç kishte dëgjuar nga pleqtë, mbiemrin e ka marrë “kopil” për shkak se që i vogël kishte qenë i zhdërvjelltë, djalë që s’kishte lënë dy gurë bashkë, por edhe i mençur sa të duash! “Ja kjo luginë, thoshte ai, edhe sot thirret Lugina e Sharanit” dhe ky emër i ka mbetur që nga koha e Millesh Kopilit! Kishte ai, siç thoshin pleqtë, një kalë të sharmë (të zi e me lara të bardha) dhe kur i binte huj çdo ditë e kalëronte nga disa herë, andej e këndej kësaj lugine!”(http://www.google.com/books?pg=PA100…fr&output=text).http://www.forumishqiptar.com/threads/100714-Millosh-Kopiliqi/page21.

Sipas një burimi tjetër, Milosh Kopiliqi kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës si prijës i djalërisë së Drenicës me 2000 luftëtarë, numër i konsiderueshëm ky, pasi i tërë koalicioni krishter përbëhej prej 40.000 luftëtarëve ballkanas.

Sa i përket përkatësisë fisnore të trimit në Drenicë që të gjithë pohonin se ishte nga fisi Gash,

Kurse për emrin e babait të Milloshit, përveç emrit Nikollë, në popull dëgjohet edhe një emër tjetër Sharrjan. Origjina e familjes fisnike Kopili duhet kërkuar në Drenicë. Figura më e shquar është Mëhill/Milush/Millosh Kopili, që mori pjesë në Betejën e Kosovës (1389). Pas pushtimit Osman të Shqipërisë, familjes Kopili e ndeshim në Republikë të Raguzës, ku gëzonte titullin fisnik “kavalier”. Stema e Kopilajve është e kuqe me tri koka të argjendta kali (2-1). Mbi shqyt një përkrenare e kokërrethëzuar me një kokërreth (kurorë kavalieri) dhe me një kryq të madh “të ndarë trish” ; në qafë të përkrenares një kryqth i zi patent, me pëlhurë koke të hapur nga të dy anët dhe dy xhufka që varen në fund të saj (pëlhurës). Pëlhura Brenda është e bardhë dhe jashtë e kuqe. Kreshta përbëhet nga një gjysmëkalë i kuq i ngritur dhe me një zambak të kuq në kokë.

Sipas Ana di Lellio, rekruti serb Veselin Cajkanoviq gjate luftërave ballkanike (1912-1913), i cili duke lëvizur me armatën serbe, në Elbasan kupton se ishin disa vendas qe deklaronin se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të luftëtarit mesjetar.

Sipas këtij burimi, Millosh Kopiliqi ka lindur ne rrethin e Ohrit dhe ishte djali i një prifti ortodoks shqiptar, nga familja Blloshmi, i cili me vone shkoi ne Drenicë dhe u bë kapetan i Vuk Brankoviqit. Me sa duket më vonë edhe mbreti serb Aleksandri i shkroi një ftesë Hajdar Bej Blloshmit për të shkuar ne Beograd dhe të nderohet ne emër të “heroit të Kosovës”, mirëpo ai e refuzoi.

Sipas K. Filozofit, vrasës i Muratit është një njeri i shquar; sipas Oruçit, ai është një beg nga kundërshtarët e fuqishëm të krishterë; sipas kronikës së Bogdanit “Kronikës bullgare” një ushtar trim etj. Të huajt para shkruesve serbë do të përmendin emrin e tij si bizantinasi Halkokondili dhe Ashik Pasha Zade nga historianët turk. Kështu K. Mihajloviq në fillim të shekullit XVI do të thotë se vrasësi i Muratit është Millosh Kobiliq dhe e dhëna doli më tepër se 100 vjet pas Betejës.

Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore – shqiptare për Betejën e Kosovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq, duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë “epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin”.

Debatet historike të akademisë serbe për t`i ulur vlerën Millosh Kopiliqit dhe për të ngritur në shenjtor Car Llazarin janë mesa duket vazhdimi i përpjekjeve politike serbomëdha për të shuar historinë e arbërve të Kosovës duke i quajtur ata sllavë apo serbë. Këtë gjë e përmend dhe një historian serb J.Tomiq. Pasi që ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: `Mbytjani dikujt të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë`.

(Enver Rexha – Miti per Kosoven http://www.zemrashqiptare.net/news/id_24853/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html.

Serbët për shkak të mbiemrit (sepse ata e përkthyen në Kobilla-pelë, në fakt fjala ka rrënjë shqiptaro-thrake-kopil- djalë), Kopili ja ndërruan mbiemrin dhe e vendosën- Obiliq- në vend të Kopiliq.

Shkurtimisht beteja përfundoi me humbje të rënda të të dy palëve aq sa nuk u mor vesh se kush fitoi, por burimet osmane thanë që Car Llazari i koalicionit të krishterë u vra në dyluftim, kurse Sulltan Murati u vra nga një i pafe. Humbja e luftës ndodh edhe për shkak se Vuk Brankoviqi , duke parë se beteja do të humbej, iku, pasi Car Llazari u kap dhe u vra (por disa thonë që u vra në dyluftim). Në atë moment për të vërtetuar që ai Princ Milloshi nuk ishte tradhtar si komandanti i ushtrisë Vuk Brankoviq, u afrua ngadalë afër çadrës së Sulltanit dhe i tha rojeve që donte të takonte Sulltanin për ta `nderuar`, dhe se ishte princi Millosh Kobiliq. Rojet e lanë dhe sapo iu afrua për t’i dhënë dorën, Millosh Kopiliqi nxori kamën dhe ja nguli në lukth. Sulltani vdiq menjëherë. Rojet e kapën dhe e vranë në vend

https://en.wikipedia.org/wiki/Battle_of_Kosovo

Epika legjendare shqiptare i ka thurur princit të saj këngë që këndohen me lahutë.

Sa i përket legjendës shqiptare, ajo thotë se Millosh Kopiliqi, kur ia prenë turqit kokën ai kapi kokën me duart e veta dhe shkoi tek një krua që ta ngjiste me ujin e kroit. Por kur shkoi aty disa vajza bërtitën “shih një njeri pa krye”, dhe Milloshi iu bërtet “Unë pa kry e ju pa sy”, në kuptimin se ato nuk ia kanë parë kokën që e ka me vete. Në atë moment sipas legjendës i zuri mallkimi, Milloshi vdiq dhe vajzat u verbuan.

Epika, këngë legjendare arberore-kosovare për Millosh Kobiliqin kur vret sulltanin flet vetëm për Millosh Kobiliqin dhe aspak për Car Llazarin:

Se zhag shkinën ma kanë afrue
se me dhambë Milloshi e ká kafshue.
At’her shpata Milloshit i ká mshue
kryet Milloshit, tha, i ka flutrue
se n’Magrip Milloshi kur á shkue
gra e çika tuj la janë qillue:
– Kqyrne, motra, nji njeri pa kry!
– Un pa kry kish thanë, ju pa sy!
Qat’her kryet Milloshit n’tok i ra.

(https://m.facebook.com/1572324429685415/photos/a.1572346019683256.1073741827.1572324429685415/1596087127309145/?type=3)

Kështu përfundoi koalicioni i krishterë me humbje, sepse nuk dëgjuan këshillën e Pal Kastriotit, i cili u tha t`i sulmonin papritur natën, por nuk u pranua nga Car Llazari. Kështu u vranë edhe të gjithë princat shqiptarë.

Milosh Kopiliq (Marash Nikolla Kopili -Komneni) vret me kamë Sulltan Muratin !.

Please follow and like us: