Albspirit

Media/News/Publishing

Steven Spielberg dhe Peter Jackson bashkojnë forcat për filmin e ri

Dy nga regjisorët më të mirë në botë Steven Spielberg dhe Peter Jackson raportohet se janë duke punuar së bashku në një film të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur Steven Spielberg për revistën e Zelandës së Re “Time Out”, i cili ka thënë se i është dashur mjaft kohë që të flet për bashkëpunimin me regjisorin e “The Hobbit”, transmeton Koha.net.

“Peter ishte shumë i zënë me The Hobbit, ndërsa e largoi edhe nga Tintini dhe tani është duke punuar një film tjetër për kompaninë time. Është sekret, askush nuk e di ende për të. Dhe pas kësaj ai do ta bëjë Tintinin”, ka thënë Spielberg.

Jackson kishte konfirmuar më 2013 se do ta punojë Tintinin, pasi të përfundonte The Hobbit.

“Sa më parë të përfundojë The Hobbit do të rikthehem të punojë Tintinin. Ai është pezulluar për shkak të The Hobbit, por qëllimi ynë është që të bëjmë edhe film të Tintinit, pasi janë duke më pritur vetëm mua të përfundoj me The Hobbit”, kishte thënë Jackson.

Please follow and like us: