Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermani – Arrin në nivel rekorde numri i refugjatëve brenda BE-së

Vitin e kaluar më shumë se 685 mijë persona, kryesisht rumunë, polakë dhe bullgarë kanë shkuar në Gjermani, shkruan e përditshmja “Die Welt”.

 

Gjermani – Arrin në nivel rekorde numri i refugjatëve brenda BE-së

Imigracioni me origjinë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE-së) shënoi një nivel rekord në Gjermani vitin e kaluar, më shumë se 685.000 persona, në krye të listës renditen shtetasit rumunë, polakë dhe bullgarë, raportoi sot e përditshmja “Die Welt” duke cituar statistika zyrtare.

“Në vitin 2015, 685,485 shtetas të Bashkimit Evropian kanë ardhur në Gjemani, ndërsa 303.036 kanë ndjekur itinerare të ndryshme, ose një shifër paraprake prej 382.449”, shtoi gazeta që konfirmoi se ka pasur akses tek të dhënat e Zyrës Federale për migrantët dhe refugjatët (BAMF).

Shteti i parë origjinë i personave që vendosin të vijnë për të jetuar në Gjermani ka qenë Rumania me 174.779 imigrantë, e ndjekur nga Polonia me (147.910), Bullgari me 71.709 dhe Kroacia e anëtarësuar së fundmi në Unionin Evropian me 50.646, sipas së njëjtit burim.

Please follow and like us: