Ditën e djeshme në një prej hoteleve më të njohur të Tiranës janë parë një skuadër komandosh të huaj, por ende nuk dihet qëllimi i vizitës së tyre në vendin tonë.

Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha i cili ka publikuar edhe foton shprehet se 8 pjesëtarë të një skuadre speciale janë parë në hotel Tirana me lap top dhe harta operative në duar.

“Çfarë “dreqin” po bën kjo skuadër komandosh (nuk po ua identifikoj kombësinë, ata që janë specialistë besoj e kuptojnë nga uniformat) në hollin e hotel Tirana?!!!! I pashë rastësisht këta 8 pjesëtarë të një skuadre speciale elite teksa diçka po “tiganisin” me lap top në duar dhe harta operative mbi tavolinë.

Për hajër djema, te ju i kemi shpresat. Nuk e di çfarë “halli” i ka sjell nga këto anë, por sa herë i shoh vërdallë s’e di pse ndihem më mirë….”, shkruan gazetari Hoxha./express/