Albspirit

Media/News/Publishing

Libri, si risi intelektuale dhe përjetim emocional

 

1. Cilat jane tri libra të veçantë, që sipas jush, një “madame” duhet t’i ketë në bibliotekë?

Kam një dobësi të hershme ndaj Dostojevskit dhe do veçoja nga ai “Krim dhe Ndëshkim”; Irvin D Yalom, “Kur qau Nicja” dhe Teodor Drajzer “Gjeniu”.
Sigurisht që ka edhe shumë libra të tjerë, prandaj mendoj që një njeri duhet të ketë një bibliotekë aq të madhe sa ajo të jetë pasuria më e madhe e shpirtit të tij…

2. Si ka qenë marëdhënia juaj me librin në fëmijëri?

Kur isha e vogël edhe unë doja më shumë shoqet dhe kukullat, lojrat e shëtitjet, por im atë, me detyrim- përcaktim, çdo javë më jepte një libër ta lexoja. Nuk e mbaj mend pas sa kohësh, por erdhi një moment që unë nuk rrija dot më pa lexuar.

3. Poezi apo prozë?

Poezia më pëlqen shumë por jo çdo poezi. Mua më pëlqen të lexoj çdo libër që sjell risi intelektuale dhe përjetime të reja emocionale.

4. Beson se një shkrimtar në këtë kohë mund të bëhet jo vetëm i famshëm por, edhe i pasur?

Sigurisht që po. Nëse një libër vlen, radhët e njerëzve që përmbushen apo identifikohen në rreshtat e tij, do jenë të gjata. Vështirë të pasurohesh me librin në Shqipëri, por në botë ka njerëz që de facto janë pasuruar.

5. Cili libër të ka frymëzuar aq shumë sa t’ju ketë ndryshuar?

Çdo libër që lexoj këput ose ngjit te unë një tel të padukshëm. Ndoshta është e pabesueshme ta them, por, asnjë! Të gjithë librat qe kam lexuar kanë dhënë kontributin e tyre në atë çka unë jam sot.

Untitled

6. Çfare trajtojnë kryesisht poezitë tuaja. Pse?

Poezitë e mia janë dhimbje e dhimbja nuk është ndjesi e keqe. Ajo nuk më dëshpëron, përkundrazi, kur vuaj ndjej se jetoj më fortë. Aq fortë saqë krijoj! Por, pak gjëra, e grisin tisin e fortësisë së qenies time…

7. Shkrimtari mëson prej lexuesit apo e anasjella?

Dikur, më kanë bërë një pyetje: Cili është ndryshimi midis një njeriu të madh dhe gjeniut? Dhashë alternativat e mia, por përgjigjja e saktë më bëri të kuptoj… Kjo përgjigje do te jete edhe ajo e pyetjes tuaj.
Një njeri i madh godet një shënjestër që të tjerët e shohin por, nuk kane aftësinë ta shënojnë. Ndërsa një gjeni shënon në një shënjestër që të tjerët as nuk e shohin fare…
Me këtë dua të them që bota, në bazën e saj ka marrëdhënien, pra edhe në krijim ka nevojë për “jap e marr”. Nëse je ti gjeniu, apo historia të mbars ty, kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që në fund është një kurorë që pret kokën e një mbreti.

Për Madame Mapo, Silvi Bakiri

Please follow and like us: