Albspirit

Media/News/Publishing

Mbi 2 mijë të ftuar në festën e PS, në 12 korrik

Që nga fitorja e zgjedhjeve 3 vjet më parë, festa duket sikur nuk ka ndalur asnjëherë për socialistët. Ndaj, pavarësisht faktit se 25 vjetori i Partisë ishte në 12 qershor, asgjë nuk i pengon të organizojnë një festë tjetër në 12 korrik.

Fillimi i qershorit e gjeti në Francë një pjesë të mirë të lidershipit socialist, që nuk mund t’i humbiste ndeshjet e Shqipërisë. Për këtë arsye kryesia e PS vendosi ta shtyjë me një muaj festën e ditëlindjes, që zyrtarisht është në 12 qershor. Për të justifikuar zhvendosjen e datave, festimet do të jenë madhështore, me rreth 2 mijë të ftuar. Mbetet për t’u parë nëse Fatos Nano do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës publike që iu bë nga Rama dhe Ruçi në Kongresin e fundit të PS. Ndërkohë që pritet një tjetër çarje e PS, me partinë e re të Ben Blushit, në festën e 25 vjetorit janë ftuar shumë prej themeluesve të PS, të harruar ndër vite. Jo më kot, Rama ka deklaruar se ky përvjetor do të jetë edhe një nisje e fushatës për zgjedhjet e vitit 2017.

Please follow and like us: