Albspirit

Media/News/Publishing

Netanjahu dhe Liberman miratojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja çifute

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman miratuan ndërtimin e 42 vendbanimeve të reja çifute në qytetin El-Halil.

 

Netanjahu dhe Liberman miratojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja çifute

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Zyra e Kryeministrisë, bëhet e ditur se është marrë vendim për një varrezë ku mund të varrosen trupat e pajetë të palestinezëve të vrarë nga ana e ushtarëve izraelitë që mbahen me zor në Tel-Aviv.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se pas vrasjes së dy izraelitëve para disa ditësh në El-Halil është dhënë direktiva për anulimin e lejeve të punës së 2 800 personave që banojnë në qytezën Beni Naim.

Gjithashtu, udhëheqja izraelite kishte dhënë direktivën edhe për rritjen e shumës që pritet nga taksa e të ardhurave që i përkasin palestinezëve.

Please follow and like us: