Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora sërish e dashuruar?

Rita Ora sërish e dashuruar?

Bukuroshja është parë duke u puthur me reperin Professor Green, para se të shkonin në një darkë romantike

Duket se këngëtarja e famshme Rita Ora ka dalë jashtë tregut të beqareve. Në të vërtetë, bukuroshja është parë duke u puthur me reperin Professor Green, para se të shkonin në një darkë romantike. Dyshja e njohur ishin argëtuar bashkë gjatë festivalit të muzikës “Glastonbury” dhe pastaj e kanë vazhduar me një darkë në restorantin luksoz “Nando’s”, shkruan “Zeri”.

“Green e ka marrë me veturë Ritën dhe ajo dukej mjaft e lumtur me të. Ata kishin një puthje së bashku, para se vetura të nisej”, ka rrëfyer një burim. Dhe posa kanë hyrë në restorant, shikimet e mysafirëve ishin drejtuar tek ata. “Brenda ishte vërtetë tollovi dhe njerëzit i vëzhgonin vetëm ata. Nuk ndodh çdo ditë t’i shohësh bashkë dy pop-yjet më të popullarizuar në vend në një restorant lokal. Ata dukeshin plotësisht të relaksuar. Ata qeshnin dhe talleshin tërë kohën”, ka rrëfyer një burim. Mirëpo, një burim i afërt me reperin, i cili kohë më parë është ndarë nga bashkëshortja Millie Mackintosh, ka insistuar se ata janë vetëm miq. “Për momentin ata janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë. Por në botën e famës asgjë nuk i dihet dhe shumë shpejt miqësia mund të kaloj në nivel tjetër”, ka thënë ky burim, për të shtuar se ata njihen me vite mes veti. /ZËRI

Please follow and like us: