Albspirit

Media/News/Publishing

Sulm në afërsi të konsullatës amerikanë në Arabinë Saudite

53 minutes ago

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite tha të hënën se një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në erë në afërsi të konsullatës amerikane në qytetin Xheda në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Ministria tha se dy pjesëtarë të sigurimit panë një person të dyshimtë i cili hodhi më pas veten në erë, sapo rojat iu afruan atij. Sulmuesi mbeti i vrarë ndërsa rojat u dërguan në spital me plagë të lehta.

Ambasada amerikane në Arabinë Saudite tha se nuk ka të dëmtuar në mesin e personelit të konsullatës. Ajo ritheksoi paralajmërimet për udhëtimet në Arabinë Saudite duke bërë thirrje për kufizim të tyre.

Në vitin 2004, militantë të lidhur me al-Qaidaa, sulmuan konsullatën me granata duke u përleshur me forcat arabe të sigurisë. Pese pjesëtarë jo amerikanë të personelit u vranë në atë sulm.

Please follow and like us: