Arsyeja për këtë ishte se ai e kishte përdorur yllin e Davidit të hebrejve në një foto të kundër kandidates Hillary Clinton duke e quajtur atë si “kandidaten më të korruptuar ndonjëherë”. Kandidati republikan për president Donald Trump, është detyruar që ta ribotojë një shkrim të tij në rrjetin social Twitter. Arsyeja për këtë ishte se ai e kishte përdorur yllin e Davidit të çifutëve në një foto të kundër kandidates Hillary Clinton duke e quajtur atë si “kandidaten më të korruptuar ndonjëherë”. Sipas Global News, përdorimi i këtij ylli u kritikua nga ndjekësit e tij duke e konsideruar atë si racist ndaj çifutëve, transmeton KosovaPress. Fotoja u ribotua më pas duke e zëvendësuar yllin me një rrumbullak.