Albspirit

Media/News/Publishing

Veseli uron Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, uroi sot të gjithë pjesëtarët e prezencës civile dhe ushtarake amerikane në Kosovë, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

 

Veseli uron Ditën e Pavarësisë së Amerikës

“Sa herë kujtojmë 4 Korrikun e vitit 1776, Ditëlindjen e kombit amerikan, njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë vlerat që mishëron ky komb, demokracinë liberale, sundimin e ligjit, sovranitetin e popullit, liritë dhe të drejtat e njeriut. Janë pikërisht këto vlera, falë të cilave bota është më paqësore, më e drejtë dhe më e lirë. Janë po këto vlera që mundësuan lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë- Kosovës”, shprehet Veseli.

Please follow and like us: