Albspirit

Media/News/Publishing

Carlo Bollino, Ramës: Thuaju “JO” SHBA-ve për Reformën si për armët kimike, për hir të koalicionit me Ilir Metën

Carlo Bollino, botues i Shqiptarja.com dhe pronari i TV Report, e këshillon kryeministrin Rama që t’u thotë JO ndërkombëtarëve për reformën në dretësi, ashtu siç bëri për armët kimike. Botuesi i afërt me qeverinë bën një paralelizëm mes dy ngjarjeve, pasi sipas tij Rama, ashtu si në rastin e armëve kimike, gjendet sërish mes PO –së që u ka thënë ndërkombëtarëve dhe presionit që ka në vend për një JO edhe ndaj reformës.

Në këtë paralelizëm, Bollino thotë se për armët kimike Rama kishte kundështinë e opinonit publik “dhe një pjese të aleatëve të tij”, ndonëse sot reforma ka mbështetjen e mbi 80 % të shqiptarëve dhe kundërshtohet nga PD e nga LSI. Dhe pikërisht te kundështia e aleatit e gjen Bollino ngjashmërinë mes dy ngjarjeve. Ndaj dhe i drejtohet Ramës që për hir të LSI  t’u thënë JO ndërkombëtarëve, pasi e sheh refuzimin i shpëtimin e vetëm të koalicionit qeverisës.

“Nuk ka dyshim që të mbështetësh me forcë reformën e drejtësisë është një akt besnikërie i Edi Ramës ndaj Shqipërisë, që kërkon me forcë respektimin e ligjit dhe gjykata më në fund të drejta, dhe është gjithashtu e vërtetë që kushdo që i kundërvihet sot kësaj reforme tradhëton interesat kombëtare. Po pyetja është një tjetër: A është e drejtë ta bësh këtë beteje legjitime kaq të palëkundshme ndaj kushteve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar? Dhe a është e drejtë që në emër të këtij qëndrimi të vesh në pikëpyetje mbijetesën e koalicionit të vet dhe qeverisë së vendit?”

Bollino e paralajmëron kryeministrin mbështetja amerikane nuk do t’i sillte atij domosdoshmërisht fitore në zgjedhjet elektorale.

“Të besosh që pëlqimi i marrë sot nga komuniteti ndërkombëtar të transformohet nesër në mbështetje elektorale është një iluzion naiv. Shqipëria e vitit 2016 nuk është ajo e kohës së Rajersonit, kur edhe pa të – me thënë të vërtetën – vala antikomuniste do t’i kishte fituar sidoqoftë zgjedhjet. Për fat të mirë kjo nuk është as Ukraina e revolucionit portokalli, që e pamë pastaj se si përfundoi. Ashtu sikurse mbështetja amerikane për Sali Berishën për vrasjet e 21 janarit nuk mjaftoi për ta shpëtuar nga disfafa elektorale dy vite më pas, po ashtu nuk do të jetë prova e besnikërisë që po i tregon sot Uashingtonit ajo që vendos se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.”

Bollino është krej i qartë në këshillën që ka për kryeministrin: Mes besnikërisë mes SHBA dhe asaj ndaj Ilir Metës, ai i sugjeron këtë të fundit.

“Sikurse i ndodhi në atë të 15 nëntorin 2013 dramatik, Edi Rama ndodhet tani sërish në dilemën për të zgjedhur midis besnikërisë ndaj aleatëve ndërkombëtarë dhe asaj kundrejt aleatëve të brendshëm. Ai e di mirë se, ndryshee nga armët kimike, reforma e drejtësisë (pikërisht në formulën e kërkuar nga SHAB dhe BE). Do të ishte një uragan spastrues për popullin e tij. Por ndoshta duhet të marrë parasysh edhe një opsion tjetër alternative: të provojë të arrijë reformën e drejtësisë duke u kthyer në diçka që të mos i kënaqë, qoftë edhe paksa, aleatët e tij të huaj. Dmth duke shtuar edhe një “jo” të tijën ndaj rolit vendimmarrës që SHBA dhe BE duan t’i rezervojnë vetes mbi të ashtuquajturin “Vetting”, duke u garantuar atyre vetëm një monitorim oral mbi procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Cilët deputetë do të kishin kurajo të votonin një kandidat gjyqtar, mbi të cilin SHBA dhe BE janë shprehur me kritika publike?

Bollino e siguron Ramën se kjo “jo”, që do të ruante stabilitetin dhe aleancën me Metën, që i garanton qeverinë sot, pse jo edhe zgjedhjet e ardhshme nesër, do t’i përforconte edhe figurën e liderit. Ai i sugjeron të mos ketë kompleks as nga SHBA, duke i kujtuar se edhe vetë Uashingtoni ka ndryshuar disa herë medje edhe ndaj njerëzve më armiqësorë ndaj tij dhe se e ka bërë këtë për hir të interesit kombëtar.

 “Dhe ai  kompromis i famshëm që e kërkojën formalisht të gjithë, që do t’u hiqte çdo alibi kundështarëve të reformës, sipas mendimit tonë do të përforconte figurën e liderit, të cilin Edi Rama ka ditur të ndërtojë deri tani. Duke dutur t’u thotë “jo” aleatëve strategjikë, por duke e bërë këtë edhe njëherë në interesin e lartë të stabilitetit dhe vendit të tij. Pas përvojës së armëve kimike, rama duhe të kujtojë se “realpolitika” di të falë edhe refuzimet. P.S: Pikërisht dje sekretari i shtetit amerikan John Kerry (ai që tre vite më parë kërkonte me insistim çarmatimin e liderit sirian Assad dhe transferimin në Shqipëri të arsenalit kimik të Sirisë ka shkuar në Moskë për të takuar Vldimir Putin dhe për të propozuar nëj marrëveshje të re pro-Assad, por kundër ISIS. Pra edhe amerikanët – për interes kombëtare – ndryshojnë medje”, e përfundon Bollino shkrimin e tij, një ditë pasi LSI kërcënoi hapur se nuk do ta votonte reformën pa konsensusin e PD .

Please follow and like us: