Albspirit

Media/News/Publishing

Goldstein: Diplomatët shqiptarë kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit

Drejtoresha Rajonale Ellen Goldstein ne Konferencen e AmbasadoreveDrejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Ellen Goldstein dha katër mesazhe lidhur me zhvillimin ekonomike të vendin tonë.

Gjatë punimeve të konferencës së ambasadorëve organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme “Rruga e Shqipërisë drejt zhvillimit përmes investimeve dhe eksporteve”, Goldstein u shpreh se diplomatët shqiptarë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit

Goldstein tha se transformimi ekonomik i Shqipërisë prej viteve ’90 ka qenë i thellë duke shfrytëzuar potencialin e madh dhe mundësitë e vendit. Por theksoi ajo, kriza financiare globale ekspozoi dobësitë e këtij modeli rritjeje dhe vuri në dukje nevojën për të kaluar nga një zhvillim/rritje të nxitur nga konsumi në një zhvillim të nxitur nga investimet dhe eksportet.

Sipas saj, shenjat e hershme të rikuperimit të nxitur nga investimet dhe eksportet duhet të mbështeten përmes përpjekjeve më të thella për reforma thelbësore si dhe përmes transformimit të ekonomisë.

Ndër hapat që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare Goldstein rendiri sigurimin e stabilitetit makro-fiskal dhe në sektorin financiar, për përmirësimin e qeverisjes dhe të realizimit të shërbimeve publike, “çlirimin” e fuqisë së sektorit privat, eliminimin e barrierave për punësim dhe pjesëmarrje në tregun e punës dhe e fundit përmirësimi i lidhjes me tregjet rajonale dhe globale.

Përfaqësuesja e BB-së, Goldstein shprehu besimin se diplomatët shqiptarë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zbatimin e kësaj axhende që synon të arrijë zhvillim dhe begati afatgjatë për vendin tuaj.

Please follow and like us: