Albspirit

Media/News/Publishing

Sektori privat i sigurise ne Shqiperi: Me shume (pa)siguri?  

Sot u zhvillua tryeza e rrumbullaket e organizuar nga Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim me titull: “Tregu privat i sigurisë në Shqipëri dhe roli i tij në ruajtjen e sigurisë publike”.

Në kete aktivitet moren pjese perfaqesues nga Shoqëritë Private të Sigurisë, institucionet shtetërore përgjegjëse për kontrollin dhe mbikqyrjen, shoqata të biznesit, media, si dhe palë të tjera të interesuara.

 Zoti Gjovalin Loka, Drejtori i Rendit dhe Sigurise Publike prane Policise se Shtetit theksoi rendesine qe keto shoqeri kane ne ruajtjen e sigurise si partnere krah per krah me policine. Nga ana tjeter ai theksoi nevojen per ndryshimin e ligjit per shoqerite private te sigurise  cili ka hasur veshtire ne zbatim dhe monitorim, vecanerisht ne licensimin dhe kontrrollimin e transportit te vlerave monetare, e cila ka qene dhe nje debat i madh kohet e fundit.

Ne te vertete, Sektori Privat i Sigurisë në Shqipëri është zhvilluar dhe zgjeruar ndjeshëm dy dekadat e fundit dhe sot numri i punonjësve pjesë të këtij sektori eshtë pothuajse i njëjtë me numrin e punonjësve të policisë së shtetit.  Shoqëritë private të sigurisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë publike veçanërisht në vitet e para të tranzicionit kur kerkesa për siguri ishte mjaft e lartë ndërsa oferta e ulët. Sot, një numër i madh biznesesh, bankash dhe një pjesë e konsiderueshme e institucioneve publike ruhen nga shoqëri private të sigurisë duke iu atribuar kështu një rol të rëndësishëm në sigurinë në vend.

Në anën tjetër reputacioni i shoqërive private të sigurisë vitet e fundit është luhatur nga dështimet e njëpasnjëshme të tyre për të prodhuar siguri dhe numri i bizneseve të cilët kontraktojnë këto kompani për shërbime ruajtjeje është ulur ndjeshëm.  Në të vërtetë, zbatimi i dobët i legjislacionit, praktikat korruptive në proçeset e liçencimit, tenderimit dhe punësimit, si dhe mungesa e kontrollit dhe mbikqyrjes efektive, kanë dëmtuar konkurencën e lirë dhe të ndershme në treg, profesionalizimin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Sektori publik është një nga klientët më të rëndësishëm të shërbimeve private të sigurisë në Shqipëri ku mbi një e katërta e të ardhurave vjetore të sektorit vjen nga shitja e këtyre shërbimeve te klientët publikë. Mënyra se si hartohen dhe jepen tenderat publikë dhe mënyra e zbatimit të kushteve të kontratës për këtë shërbim janë shumë të rëndësishme për rritjen e standardit të sigurisë private në vend.

Në të vertetë praktikat e prokurimit publik në Shqipëri jo gjithmonë plotësojnë standardet e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të kërkuara nga praktikat më të mira ndërkombëtare ose nga ligji kombëtar.

Si rrjedhoje, dhe numri i ankesave është i lartë ne 89% të rasteve të procedurave të hapura për qarkun e Tiranës në 2015. KPP ka hedhur poshte 80% të këtyre ankesave.

Në vitin 2013 dhe 2014, pesë shoqëri fitonin vazhdimisht tendera duke marrë 10% të të ardhurave totale të të gjitha kontratave publike që lidheshin me prokurimin e shërbimeve private të sigurisë. Në vitin 2015, numri i shoqërive u ngushtua në vetëm tre SHRSF (të cilat i shërbenin më shumë se 30 institucioneve dhe që merrnin 25% të totalit të të ardhurave). Tenderët e mbetura u fituan nga një numër i vogël shoqërish që ofrojnë shërbime roje për 1 ose 2 institucione secili. Këto shoqëri realizojnë fitime minimale ose asnjë fitim (ALL 0.1) nga këto kontrata publike.

Përqendrimi i tregut – në vetëm disa shoqëri të mëdha – ka pasur një ndikim tejet negativ në industrinë e sigurisë private, ku vuajnë, në mënyrë të veçantë, punonjësit e SHRSF-ve dhe cilësia e shërbimit që ofrojnë këto shoqëri.

Të ardhurat mesatare nga sektori publik janë të larta. Një e ardhur e tillë lejon për investime të shumta dhe rrjedhimisht dhe zhvillim dhe modernizim të sektorit. Megjithatë, në realitet vetëm një numër i vogël shoqërish përfitojnë prej këtyre të ardhurave.

SHRSF-të e tjera, që marrin zakonisht vetëm një ose dy kontrata, luftojnë për të mbijetuar dhe shpesh nuk mund përballojnë dot as pagat minimale të rojeve të tyre.

Numri total i SHRSF-ve që kanë fituar të paktën një tender

40

Numri total i autoriteteve kontraktuese që kanë shpallur të paktën një tender

86

Numri mesatar i ndërtesave që ruhet nga një SHRSF

2

Koha mesatare e tenderimit të një ndërtese në vit

4 (çdo tre muaj)

Të ardhurat totale nga prokurimi publik vetëm për shërbimin e ruajtjes

915,743,128.63

Llogaritja e shumës që nevojitet për pagesën e rojeve bazuar në pagën minimale

14,190,000

Diferenca

901553128.63 (83% e të ardhurave)

Në këto kushte, si dhe mbështetur në ngjarjet e fundit, lindin dilema mbi rolin real që këto kompani luajnë në ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë si dhe mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij sektori.

Bashkengjitur eshte paraqitur ne menyre skematike sektori privat i sigurise ne Shqiperi.

 Faleminderit per vemendjen,

INSTITUTE FOR DEMOCRACY AND MEDIATION

Rr. Shenasi Dishnica, 1
PO Box 8177 Tirana, Albania

T +355 4 240 0241

www.idmalbania.org

Please follow and like us: