Albspirit

Media/News/Publishing

Greqia do të kthejë mbrapsht helikopterin me puçistët turq

heliNjë helikopter ushtarak ka kaluar kufirin nga Turqia dhe është ulur në zonën e Aleksondropolis në Greqi bëjnë me dije mediat ndërkombëtare. Sipas BBC, mësohet se bëhet fjalë për 8 puçistë që kanë kaluar kufirin me 8 persona në bord, ku mes tyre kanë qenë 7 ushtarakë dhe 1 civil.

Autoritetet greke konfirmojnë se puçistët kanë kërkuar azil në Greqi, por menjëherë pas lajmit, Turqia ka kërkuar riatdhesimin e tyre për t’i nxjerrë para drejtësisë pas gushtit të shtetit.

Autoritet greke do të kthejnë mbrapsht helikopterin me puçistë turq, që mbërritën në këtë vend për t’i shpëtuar dënimit nga autoritetet pas dështimit të grushtit të shtetit nga një pjesë e ushtrisë në Turqi.

Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësja e qeverisë greke, sipas të cilës, kthimi i helikopterit me puçistë do të kthehet pas proceduarve të zakonshme që ndiqen në rastet e azilkërkimit.

Please follow and like us: