Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohen bombat e fshehura nukleare të Hitlerit

Zbulohen bombat e fshehura nukleare të Hitlerit

Një historian nga Gjermania lindore pretendon se ka gjetur bombat e fshehura nukleare të Hitlerit në një bunker nëntokësor.

Peter Lohr, 70 vjeç, përdori një radar në Luginën Jonas në Thuringia aty ku ai thotë se gjeti bombat.

Lohr, që është një inxhinier mekanik i trajnuar, thotë se forma e objekteve është e njëjtë me armët nukleare, transmeton Gazeta Express.

Ai përdori teknologjinë e imazheve 3D për të identifikuar pesë objekte të mëdha, dy prej të cilave ai pretendon se janë bomba atomike.

“Objektet kanë qenë këtu për 71 vjet. Në një pikë ato do të prishen dhe më pas do të kemi një Çernobil të dytë në duart tona”, tha ai për Bild.

Autoritetet gjermane i kanë thënë Lohr se nuk mund ta kryej hulumtimin e tij.

Please follow and like us: