Albspirit

Media/News/Publishing

Marko Bello: Kthesa dramatike e reformës

 

Duket se epilogu i reformës në drejtësi ka marrë një kthesë dramatike sot, pas deklaratës së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta se të hënën 5 vetë: ai, Rama, Basha, ambasadorët Lu e Vlahutin të mbyllen në Kuvend deri sa të gjejnë kompromisin dhe votojnë reformën në 21 korrik.

Deklarata e Metës pason atë të ambasadorit amerikan, i cili u kërkoi Ramës e Bashës të mbyllen në një dhomë për të gjetur gjuhën e kaluar reformën, përndryshe të mbeten përjetë aty brenda.

Skena i përgjan fort një filmi francez të vitit 1959, Marie-Octobre, i cili kombinon me sukses 3 elementë të dramës klasike: koha, vendi, veprimi.

Disa vite pas luftës, anëtarët e një rrjeti militantësh guerrilë të Rezistencës kundër fashizmit mblidhen në një dhomë dhe nuk dalin deri sa zbulojnë se cili midis tyre ishte tradhtari që spiunoi kreun e njësitit.

Në film gjendet tradhtari, të cilin e ekzekuton Maria Oktober. Të shpresojmë se edhe në rastin tone të gjendet “sabotatori” i reformës.

Në çdo rast, një gjë është thuajse e sigurt: sovrani (populli) e mbështet Vettingun nga partnërët (SHBA-BE) në masën 80%. Atëhere, përse disa flasin për sovranitet? Kësaj i thonë: I zoti e jep, tellalli s’e shet.

Please follow and like us: