Albspirit

Media/News/Publishing

Shteti ku pasuria kushton me jetë dhe dezertim

 

Vendimi i Dzhon Khen-mu për ta falsifikuar vetë vdekjen e tij dhe ikur përfundimisht nga Koreja e Veriut nisi me një kuti të mbushur përplot me erëza të njohura lokale.

Me të punuar si menaxher i një hoteli në kryeqytetin Fenian, Dzhon ishte njëri prej koreanoveriorëve të paktë që lejoheshin të ishin në kontakt të afërt me turistët e huaj, të cilët e vizitonin shtetin e tij në kuadër të një xhiroje të kontrolluar në mënyrë strikte prej shtetit, shkruan “The Guardian”. Një ditë, ai ia dha një vizitori japonez një kuti me xhenxhefil për dhuratë, ndërsa ai i dha atij si shpërblim një bakshish prej 300 dollarësh – një demonstrim ky zemërgjerësie që do ta ndryshonte jetën e tij përgjithmonë, shpjegon ai tani nga Koreja Jugore, ku jeton qysh prej vitit 2003.

Përfitimet, kërcënim për shtetin

Aktivitetet komerciale janë të ndaluara nga udhëheqja kolektiviste e Koresë së Veriut. Mirëpo në vitet 90, kur uria e madhe la të vdekur me qindra e mijëra persona, lulëzoi bukur shumë një treg premtues i zi.

Please follow and like us: