Albspirit

Media/News/Publishing

Katër skenarë të mundshëm  për Rama, Meta dhe qeveria

Pas njoftimit të Ilir Metës për të organizuar një qeveri ekspertësh “nëse më 21 korrik kalon reforma për drejtësinë”, teknikët e partive po studjojnë numrat dhe Kushtetutën për të përcaktuar gjithë skenarët e mundshëm. Në thelb, skenarët e mundshëm janë kater.
Skenari 1 – Qeveri ekspertësh e drejtuar nga PD-LSI
Për të realizuar qeverinë e ekspertëve pa Edi Ramën kryeministër, Ilir Meta dhe Lulzim Basha duhet t’i drejtohen Nenit 105 të Kushtetutës, që parashikon paraqitjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë dhe propozimin në të njejtën kohë të një kryeministri të ri. Mocioni i mosbesimit duhet të paraqitet nga të paktën 28 deputetë. Nëse kryeministri i ri i propozuar merr të paktën 71 vota, presidenti i Republikës brenda 10 ditësh emëron qeverinë e re. 
E panjohura: Do të mundin LSI dhe PD të mbledhin 71 deputetë e të bashkojnë konsensusin e tyre rreth emrit të një kryeministri të ri?
Neni 105
1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri. 
2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri. 
3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.
 Skenari 2 – Qeveria Rama-2 pa LSI-në
Në rast se mocioni i mosbesimit paraqitur nga LSI dhe PD nuk do të kalonte, Rama do të mbetej kryeministër dhe faktikisht do të lindte një koalicion i ri, me zëvendësimin e ministrave të LSI-së. Meta do të kalonte në opozitë.
E panjohura: Edi Rama arrin të mbledhë rreth vetes 71 deputetë?
Skenari 3 – Edi Rama provokon zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Edi Rama ka mundësinë të shpërndajë Parlamentin dhe të provokojë zgjedhje të parakohshme. Për ta bërë këtë, duhet t’i drejtohet asaj që parashikon Neni 104 i Kushtetutës, duke paraqitur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Nëse brenda tri ditëve qeveria nuk merr 71 vota në Parlament, presidenti i Republikës duhet ta shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
E panjohura: Mocioni i mosbesimit nuk mund të paraqitet në rast se, ndërkohë, 28 deputetë të tjerë do të kenë paraqitur tashmë një mocion mosbesimi. Kush do të veprojë i pari?
Neni 104
Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. 
2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. 
3. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105. 3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.
Skenari 4 – PS formon një qeveria e re pa LSI-në
Kjo hipotezë parashikon që Edi Rama, duke ndjekur të njejtën strategji të Metës dhe duke ndjekur atë çka parashikon Neni 105 i Kushtetutës, paraqet me anë të 28 deputetëve një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij, por duke propozuar një tjetër kryeministër, njeri të afërt të tij.
E panjohura: Arrin dot Edi Rama të mbledhë rreth emrit të një tjetër kryeministri 71 deputetë?  
Please follow and like us: