Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Gaçi: 80% e parlamentit nuk e do draftin e Ramës, por nuk guxojnë 

 

 

Një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, deputetit i Partisë Socialiste Artan Gaçi, në një shkrim të botuar sot në gazetën “Tema”, bën një pohim “të çuditshëm”.

Sipas Gaçit 80% e deputetëve në parlament janë kundër draftit aktual për Reformën në Drejtësi. Deputeti i PS-së e bën këtë deklarim, menjëherë pasi Rama u shfaq i bindur se ditën e enjte, reforma do të kalojë me 94 vota. Rreth 80% e 140 deputetëve janë 112 vota që sipas Gaçit, do të dëshironin të votonin kundër variantit që mbron shefi i tyre.

Pra sipas tij, Rama ka vetëm 28 deputetë të sigurt, për të arritur suksesin që pretendon. Ashtu si edhe Kryeministri, deputeti ndihet i sigurtë që edhe pse një shumicë absolute nuk e do kryerjen e plotë të vetingut nga ndërkombëtarët, ata do të votojnë pro, sepse sipas tij “nuk do të guxojnë, të mos e bëjnë”.

Ja çfarë shkruan tekstualisht ai:

“Ka kaq ditë që po luhet kungulleshkash, se kush dhe sa numra ka në parlament. Nëntëdhjetë përqind e shqiptarëve janë pro miratimit të Reformës në Drejtësi dhe 80% pro vetingut nga ndërkombëtarët. Kjo përqindje duhej të reflektonte edhe mes përfaqësuesve të tyre në parlament, por është e kundërta. Thellë thellë, rreth 80% e parlamentit nuk e do vetingun nga ndërkombëtarët. Sigurisht që pjesa më e madhe do ta votojnë, se nuk guxojnë të mos e bëjnë”.

Please follow and like us: