Albspirit

Media/News/Publishing

Beyonce triumfon në koncertin në Milano

 

Këngëtarja e njohur amerikane, ylli i muzikës pop, Beyonce, triumfoi mbrëmjen e djeshme në stadiumin San Siro të Milanos,në kuadër të turit të saj “Formation World Tour”. Përballë 55 mijë spektatorëve u ngjit në skenë një show i aftë të bashkojë spektakël dhe nxehtësi, ku Beyonce shfaqi aftësitë e saj vokale të shkëlqyera. Një shfaqje e ku protagonistja e vetme është ajo, e veshur me të zeza me çizme leopardi e më pas me të bardha. Beyonce gjitmonë me pozat e duhura dhe erën tek flokët dhuroi një spektakël të mrekullueshëm për spektatorët. E shoqëruar edhe nga grupi i baletit që e ndjek me besnikëri në disa nga momentet e shfaqjes me koreografi akrobatike. Banda muzikore e gjitha e përbërë nga femra, është një prezencë e magjishme, ku bateristja dhe kitaristja patën nderin të shfaqen para publikut me dy pjesë të magjishme “Countdown” “dhe “Don’t Hurt Yourself”. “”Formation World Tour” ishte një spektakël që tregoi të gjitha fytyrat e Beyonce, Teknikisht perfekte, mbi të gjitha në pjesën e parë, por e aftë edhe për impulse të mëdha nxehtësie e komunikimi, që shpërthyen në ulërimat e 55 mijë spektatorëve në këngën “Daddy Lessons”. Ndërsa në këngët që këndoi al kapela Beyonce solli për publikun italian  “Love On Top” dhe “Irreplaceble”. Ylli i muzikës interpetoi edhe “Crazy In Love”, “Naughty Girl”, “Freedom”, “End Of Time” dhe në fund “Halo” . Ka mënyra e mënyra për të përdorur stadiumet për koncerte : Beyonce ia arritit të qëllimit.

Please follow and like us: