Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali i masakruar i tregon Erdoganit kush e bëri grushtin e shtetit

 

Ish-komandanti i forcave ajrore në Turqi ka treguar me gisht se kush e organizoi grushtin e shtetit në Turqi duke mos e lenë Presidentin e vet të surprizohet. Gjenerali Akin Ozturk, një nga 27 zyrtarë të tjerë që akuzohen për tradhti, ka thënë pas torturave të prokurorëve se nuk është ai që e drejtoi grushtin e shtetit. “Nuk jam unë personi që ka planifikuar apo drejtuar grushtin e shtetit. Nuk e di kush e planifikoi apo drejtoi. Sipas eksperiencës time, mendoj se (lëvizja Gulen) tentoi këtë grusht shteti”, ka thënë Ozturk. Por, ai ka shtuar se nuk mund të thotë se kush nga ushtria e organizoi dhe drejtoi këtë tentativë. “Nuk kam informacion. Kam luftuar kundër kësaj strukture”, u shpreh ai.

Please follow and like us: