Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthim i madh në një godinë banimi në Ankara, ngjarja pranë një universiteti 

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë banimi në kryeqytetin turk Ankara mesditën e sotme, tha një zyrtar i cituar nga Reuters. Më parë Sky News Arabia bëri të ditur se, një shpërthim i madh kishte ndodhur në kryeqytet. Duke iu referuar pamjeve dhe fotove mësohet se, ka pasur një shpërthim në qytet, njoftoi agjencia TASS. Imazhet e një reje masive tymi të zi janë ngritur mbi Ankara. Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një prej universiteteve të qytetit.

Please follow and like us: