Albspirit

Media/News/Publishing

Zef Preçi: Quo vadis shoqëria civile?!

 

Dikush më pyeti më herët sot se përse shoqëria civile kishte atë nivel përfaqësimi në protestë për miratimin e reformës në drejtësi dhe përse në atë të tre vjetëve më parë kishte aq masivizim në rastin e refuzimit të armëve kimike të Sirisë?

Përgjigja është e thjeshtë: politika ka abuzuar me protestën dhe karakterin demokratik të saj. Kujtoni se si u keqpërdor ajo më 21 Janar, kur bashkë me 4 jetë të pafajshme u varros edhe shpirti i protestës… Dikush duhet të kërkojë falje për këtë histori të dhimbshme të luftës për pushtet që nuk ka asnjë lidhje me demokracinë dhe jo të bëjë thirrje si sot për mobilizimin për të protestuar nesër para Kuvendit (a nuk po bën thirrje edhe Erdogan për të dalë në rrugë?!)… Kushtetuta e një vendi nuk ndryshon nën presion por me përgjegjshmërinë politike e publike të atyre që të zgjedhur a të vetëzgjedhur kanë marrë përsipër fatet e vendit…

Sa i takon protestës kundër mospranimit në Shqipëri të armëve kmike të Sirisë, suksesi i asaj proteste lidhet me faktin se ishte cështje thellësisht civile, përtej syzeve partiake. Protesta nuk u arrit të pronësohej nga ndonjë grupim politik, nuk pati sponsorizime dhe as vëllezër të enturazhit politik në drejtim, e mbi të gjitha nuk pati kryesi a kryetar…

Vendit i duhet një kontratë e re sociale. Përvoja e shqyrtimit dhe miratimit të Kushtetutës në fuqi më 1998 është mjaft e vyer për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo mund të replikohet edhe sot në kushtet e reja në kuadrin e përpjekjeve për avancimin e integrimit europian të vendit.

 

Please follow and like us: