Albspirit

Media/News/Publishing

Azerbajxhani i vë kyçin një universiteti të Gylenit, si dhe një numri organesh mediatike

resized_40ca0-0ce04aa8resized_e152aca2f0f99kafkas

Siç lajmërojnë mediat turke, autoritetet azere të arsimit kanë mbyllur një universitet të njohur për lidhje me lëvizjen Gylen. Qafqaz Universiteti, apo Universiteti i Kaukazit, ka hapur dyert në vitin 1993, dhe njihet si universiteti i parë i ngritur jashtë i Gylenit. Vendimi i autoriteteve azerbajxhanase vjen vetëm pak ditë pas përpjekjes së dështuar për një grusht shteti në Turqi. Një gazetë e lidhur me Gylenin, Zaman-Azerbaijan, dhe një faqe elektronike, Zaman.az, janë mbyllur gjithashtu. Këshilli i Shtypit i Azerbajxhanit lëshoi një deklaratë, ku thuhej: “Këshilli i Shtypit i Azerbajxhanit i bën thirrje medias azere të tregojë ndjeshmëri mbi incidentin jetik në vendin vëlla, në Turqi. Personi apo njerëzit që krijojnë trazira shoqërore në Turqi dhe veprojnë për të prishur traditën shtetërore nuk duhet të bëjnë asnjë propagandë në median azerbajxhanase” Transmetuesi ANS në Azerbajxhan është shtrënguar t’i pezullojë transmetimet për një muaj pasi po bëhej gati të transmetonte një intervistë të Fethullah Gylenit gjatë grushtit të shtetit në Turqi. Krahas pezullimit të transmetimit nga data 18 korrik, do të kërkohet dhe heqja e licensës për këtë transmetues radioteleviziv. “Problemet e Turqisë janë problemet e Azerbajxhanit, dhe e kundërta. Sigurisht, pozicioni i disa organeve mediatike, në veçanti i ANS-ës, gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi nuk përkon me interesat kombëtare të Azerbajxhanit,” ka thënë sot gjatë një konference kryetari i Këshillit të Shtypit të Azerbajxhanit, Aflatun Amashov. Autoritetet e Azerbajxhanit patën mbajtur të njëjtin qëndrim edhe dy vite më parë, kur patën mbyllur 13 qendra arsimore e 11 shkolla të mesme të lidhura me këtë lëvizje.

Please follow and like us: