Albspirit

Media/News/Publishing

Joe Biden viziton Tiranën në Gusht

Zv.Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Tiranën zyrtare në muajin Gusht. Burime diplomatike i thanë “Spiritus2016” se Biden pritet të vijë në Shqipëri në datat 26 ose 27 gusht. Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë në 10 korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit Victoria Nuland. Më herët media raportoi lajmin lidhur me vizitën e Biden në vendin tonë, i cili pritet që të takohet me zyrtarë të lartë. Biden  do të mbajë një fjalë të rastit në Kuvendin e Shqipërisë përballë deputetëve dhe qeverisë. Kjo është vizita e dytë e një zyrtari të lartë amerikan në më pak se 6 muaj.  Në shkurt të këtij viti ishte sekretari i SHBA-ve, John Kerry që vizitoi Tiranën. Vizita e zëvendës Presidentit Joe Biden tregon interesin e madh qe SHBA-të kanë në Ballkan, dhe vëmendjen ndoshta shumë të theksuar të presidencës së Barack Obamës.

Please follow and like us: