Albspirit

Media/News/Publishing

Kim Jong-un dhe femrat, dëshmia e kuzhinierit

 

 

Lideri komunist i Koresë së Veriut është i mësuar me adhurimin e masave, por njëkohësisht edhe me luksin, pavarësisht se vendi jeton në varfëri.  Në fotot e mëposhtme, ai shfaqet i shoqëruar nga një grup bashkëshortesh të zyrtarëve të pushtetit, të cilat sapo kanë dhënë një shfaqje për nder të tij. Kim Jong-un besohet se organizon festa në një anije madhështore, me pishina dhe kabina plot me vajza të bukura. Fotot janë botuar nga tabloidi britanik “Daily Star Online”, i cili sjell edhe dëshminë e dikujt që e ka parë nga afër jetën e paraardhësit të tij. Ermanno Furlani, shef kuzhine, i cili ka punuar për regjimin e Kim Jong-il, babai i diktatorit aktual, Kim Jong-un, tregon për anijen gjigante me tre kate, në të cilën organizoheshin festa ku ftoheshin sportistë dhe modele.
“Daily Mail” ka publikuar një foto që tregon një nga portet e Koresë së Veriut, ku  është ankoruar një anije e ngjashme. Fotoja e kapur nga “Google Maps” paraqet një anije gjigante, e cila korrespondon me anijen e përshkruar nga Furlani. Duket se përveç pushtetit, Kim Jong-un ka trashëguar nga i ati të njëjtën dëshirë për argëtim.

Please follow and like us: