Albspirit

Media/News/Publishing

Kirgistan, vazhdon tradita e rrëmbimit të nuseve

 

 

Në Kirgistan të Azisë, është shumë e përhapur tradita e rrëmbimit të nuseve. Sipas kronikës të përgatitur nga “NBC News”, gjysma e martesave në këtë vend kryhen pasi është rrëmbyer nusja. Kjo është një traditë e lashtë në Kirgistan, por se është e ndaluar me ligj. Pavarësisht se ligji e ndalon rrëmbimin e nuses, shumë pak nga personat që kryejnë këtë akt, dënohen. Altanay, 18-vjeçe rrëfen sesi e kanë rrëmbyer njerëzit e burrit. “Erdhën për të më rrëmbyer. Provova të rezistoj, por se më veshën me rroba të nusërisë dhe më detyruan të qëndroj”, tha ajo. Altanay shprehet se pas rrëmbimit, kishte menduar se ky ishte fati i saj dhe kishte vendosur të qëndrojë. Në rastin e Altanayt, familjarët e dhëndrit kanë detyruar adoleshenten që t’u shkruajë letër familjarëve të vet, ku thotë se për një kohë të gjatë ka qenë e lidhur dhe se tani ka vendosur të martohet. Fatkeqësisht, kjo martesë ka ecur shumë keq. Kjo pasi dhëndri, pasi e rrëmbeu, e braktisi Altanayn për një tjetër. Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar mjaft këtë traditë, por se sërish rrëmbimet e nuseve në shtetin e Kirgistanit, mbeten një fenomen mjaft i përhapur.

Please follow and like us: