Albspirit

Media/News/Publishing

KON heton dhe ndëshkon Rusinë për në Rio

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se do të presë për të parë zgjedhjet ligjore përpara se të vendosë për një pezullim kolektiv të të gjithë sportistëve rusë të kualifikuar për olimpiadë.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit Ekzekutiv të KON-it u mbajt në Zvicër një ditë pas një raporti të pavarur dhe të detajuar me prova të rënda për një program dopingu që gëzonte mbështetjen shtetërore në Rusi.

Presidenti i KON-it, Thomas Bach

“Të dhënat në këtë raport janë shokuese dhe të papara për integritetin e sportit dhe të Lojërave Olimpike. Prandaj, KON-i nuk heziton të marrë të gjitha masat dhe sanksionet më të ashpra kundër këtij rasti.”

KON-i bëri të ditur se ka nisur verifikimin për zyrtarët e përmendur në raport dhe të gjithë ata që janë të përfshirë do të ndalohen për pjesëmarrjen në Rio.

KON-i ka urdhëruar gjithashtu ritestimin e menjëhershëm të të gjithë atletëve rusë, që morën pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.

Please follow and like us: