Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë Garry Marshall, regjisori i “Pretty Woman” e “Happy Days”

Hollivudi në lutje për humbjen e Garry Marshall.Regjisori i komedive sentimentale si “Pretty Woman” dhe “Frikë për të dashuruar”, por edhe krijuesi i shumë serive televizive si “Happy Day” vdiq në moshën 81 vjeçare, bëjnë të ditur familjarët e tij, të cituar nga media amerikane.

Midis serive të krijuara prej tij, bashkë me “Happy Days”, e famshme në Itali në vitete ’80-të ishte edhe “Mork e Mindy”, në të cilin një i ri Robin Williams interpreton pjesën e një alieni që ka mbërritur në tokë me një anije kozmike në formën e vezës dhe mirëpritet nga papafingon e shtëpisë së një vajze, që kërkon ta përshtasë me njerëzimin.

Marshall ka interpretuar edhe si aktor, duke u shfaqur midis të tjerave në episodin “E.R, mjekë në radhë të parë””, “Sabrina, jetë shtrige”, “Vëllezër dhe motra” dhe “Jeta sipas Jim”.

Përveç filmit në 1990 që lançoi Julia Roberts, Marshall ka drejtuar komedi të tjera romantike të suksesshme si “Frikë për të dashuruar” në 1991 me Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer dhe “Nëse ia mbath martohem me ty”në 199 në të cilën kthehen të punojnë së bashku Julia Roberts e Richard Gere.

Please follow and like us: