Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër e enjtja e ‘madhe’ Kuvendi publikon rendin e ditës 

Kuvendi i Shqiperisë pritet të miratojë nesër reformën në drejtësi. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar” është i treti në rendin e ditës dhe pritet të zërë peshën kryesore të seancës.

Për më tepër që kreu i kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta paralajmëroi një ditë më parë se nuk do të dalë nga seanca pa e miratuar reformën. Kjo reformë kërkon një shumicë të cilësuar prej dy të tretash, ose 94 vota e përkthyer në shifra.

Para votimit pritet të shprehen grupet parlamentare në komisionin e reformës. Projektligji do të votohet në parim, nen për nen dhe në tërësi ndërsa pritet të ketë debate.

Rendi i dites: 

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 14.7.2016 (neni 44, pika 2 e
Rregullores)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar” (Grup prej 33 deputetësh) (votim me shumicë të cilësuar prej 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Shprehet Komisioni për Reformën në Sistemin e Drejtësisë (Shprehen grupet parlamentare):Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

4. Projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen ekontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Development
Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimine portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike” (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) – procedurë e përshpejtuar – miratuar me vendimin e Kuvendit nr. 47/2016, datë 14.7.2016
Pyetje

5. Projektvendimi “Për ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 55/2014 “Për miratimin e
strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Inspektoriatit të
Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”.

6. Projektvendimet për plotësimin e katër vendeve vakant në Autoritetin e Mediave
Audiovizive – 4 projektvendime për anëtarët: Zylyftar Bregu, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj.

7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e z. Arben Malaj anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të
Bankës së Shqipërisë” (neni 111, Rregullore, votim me shumicë e thjeshtë
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

8. Projektvendimi “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për
rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” (neni 28 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

9. Njoftimi/miratimi i projektkalendarit 1 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 – 29 korrik 2016 (neni 27, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore).

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Please follow and like us: