Albspirit

Media/News/Publishing

Tajvan, 26 kinezë të vdekur nga djegia e autobusit

26 vetë janë konfirmuar të vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin të martën në autostradën pranë Aeroportit Tao-yuan të Tajvanit, mori flakë. Viktimat janë 23 turistë nga Kina kontinentale dhe guida e tyre si dhe shoferi e një tjetër guidë nga Tajvani. Autobusi me grupin turistik të organizuar nga Kompania e Shërbimeve Turistike Liaoning me seli në Dalian, po kthehej pas një turneu 8 ditor në Tajvan kur u përplas me një barrierë mbrojtëse në autostradë dhe u përfshi nga flakët.

Njoftohet se nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar. Zyra e Turizmit e provincës ka nisur hetimin e ngjarjes. (Eda Merepeza)

Please follow and like us: