Albspirit

Media/News/Publishing

Ultimatumi i Nuland: Miratoni reformën!

victoria-nuland-1Ndihmesekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, e cila ka ardhur personalisht vete tre here ne dy vitet e fundit ne Tirane per te kërkuar miratimin e reformës ne drejtësi, u ka bere palëve edhe nje apel ne formën e ultimatumit nga Uashingtoni.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve“, thekson ndihmës sekretarja amerikane e shtetit.

Zyrtarja e larte e Uashingtonit qëndroi ne Tirane ne 10 korrik, ku beri edhe propozimin e ashtuquajtur hibrid per piken qe ndante mazhorancen dhe opozitën dhe qe kishte te bënte me rolin e ndërkombëtareve ne procesin e Vetingut.

Ndërkohe, pak pas këtij apeli, kryeministri Rama ka reaguar ne twitter duke shkruar: “Reforma o do votohet, o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra ne xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europes!”

Please follow and like us: