Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza seksi e Trampit shkëlqen në Konventë: Babai im është…

Vajza seksi e Trampit shkëlqen në Konventë: Babai im është... (VIDEO)

Tifani Tramp e përshkroi babanë e saj, kandidatin tashmë zyrtar të Republikanëve për “Shtëpinë e Bardhë” si një prind të dashur, i cili i ka shkruar gjithnjë letra dhe i ka telefonuar kur mësoi se një shoku i saj humbi jetën.

Vajza 22-vjeçare e Donald Trampit, e cila sapo është diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, foli për 5 minuta gjatë Konventës Kombëtare të Republikanëve, duke thënë paraprakisht se ajo mund të bënte gabime në atë që do thoshte për shkak se ndihej nervoze.
“Pasi u diplomova pak muaj më parë, nuk e imagjinoja kurrë që do të isha këtu sonte, duke folur përpara vendit”, tha Tifani, vajza e Marla Meples, e cila është gruaja e dytë e Trampit.
“Kam folur shpesh përpara nxënësve në klasë, por kurrë më parë në një arenë dhe me më shumë se 10 milionë njerëz që më shohin. Por edhe unë, ashtu si im at, nuk tërhiqem përpara sfidave. Dëshira e tij për të shkëlqyer është ngjitëse. Ai ka një dhunti unike për të nxjerrë këtë tipar edhe te njerëzit që i qëndrojnë pranë. Kjo është ajo që ai bën, ai nxjerr talentin nga të tjerët. Ka qenë gjithnjë një shembull për mua. Është një baba i shkëlqyer”, tha ajo.

Pas daljes së bashkëshortes së tij, Melani Tramp, dy ditë më parë, Tramp zgjodhi edhe një tjetër pjesëtare të familjes së tij për të zbutur disi imazhin që është krijuar për biznesmenin kontrovers dhe retorikën e tij të ashpër.

2

3

4

366D6C3900000578 3698526 image a 74 1468995125036

366D6DE500000578 3698526 image a 66 1468994938730

366D7AC000000578 3698526 image m 32 1468991276105

366D7B5000000578 3698526 image m 44 1468991729215

366D7ED700000578 3698526 image a 58 1468994777895

366D7FBD00000578 3698526 image a 76 1468995212595

366D802900000578 3698526 image m 57 1468994768338

366D816900000578 3698526 image a 29 1468991268511

3665D26300000578 3698526 image a 7 1469013840649

Please follow and like us: