Albspirit

Media/News/Publishing

Veliaj për Metën pas publikimit të video-skandalit

Pesë vite më parë, Erion Veliaj do të publikonte një status në rrjetet sociale ku shkruante se kishte neveri për kreun e LSI-së Ilir Meta. Bëhet fjalë për video-skandalin e publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku ish-zv.kryeministri i atëhershëm, Ilir Meta, shfaqej në një video me zë dhe figurë në një aferë të dyshimtë korrupsioni, për të cilën më vonë mori pafajësinë. Menjëherë sapo video u shfaq në televizion, Erion Veliaj, shkruante:

“Pas fiksit nuk e di cila pjesë ma shpifi më shumë…ndoshta fillimi ku Ilir Meta pështyn gishtat obezë si kambist ordiner dhe shfleton si të ishte shuk me lek atë defterin ku në listë vijon armo, hec, tec, kryetarja e gjykatës së lartë, prokurorët, bakshishi 700 mijë euro dhe…pika kryesore “e kam fol me Saliun”.

Please follow and like us: