Albspirit

Media/News/Publishing

Aftësitë e saj në sërf lënë për të dëshiruar

 

Aktorja e filmit “The Wolf of Wall Street”, Margot Robbie, bashkë me të dashurin Tom Ackerley ndodhet për pushime në Havai. Çifti ka filluar një pushim romantik, ku nuk mungon as argëtimi, transmeton TCH. Margot është fotografuar teksa praktikon sërfin, por duket se ka rezultuar një sport jo dhe aq i thjeshtë për të. Megjithatë, 26-vjeçarja edhe një herë ka treguar se është një femër me një trup seksi. Ajo mbante veshur bikini të bardha dhe dukej thjeshtë e mrekullueshme. Biondja e bukur kohë më parë është spekuluar për një lidhje të mundshme me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, por më pas rezultoi thjesht një thashethem.

Please follow and like us: