Albspirit

Media/News/Publishing

BATUTAT/ Mblidhet Konferencës e kryetarëve, Fatmir Xhafaj i hakërrohet Ilir Metës

 

Ndërsa ka filluar mbledhja e konferencës së kryetarëve, Ilir Meta i ka kujtuar Fatmir Xhafajt se duhet të kishte mbledhur mbrëmë komisionin e reformës.
Toni i Metës duket nuk i ka pëlqyer Xhafajt i cili u shpreh se “Mos më trash zërin mua, deri tani ke propoganduar “me dashuri dhe qetësi”, dashuria të humbi por ruaj qetësinë”.
Debati

Ilir Meta: Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme?
Fatmir Xhafaj: E para njëherë ule zërin
Ilir Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla
Fatmir Xhafaj: Kam 3 vjet që dëgjoj një parullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia

Please follow and like us: